Grupi i PD-së ka miratuar këtë të hënë unanimisht kërkesën e Lulzim Bashës për djegien e mandateve parlamentare.

 

Në lidhje me këtë vendim në grupin e PD-së nuk munguan pikepyetjet mbi suksesin e ketij vendimi, pasi vendet bosh ne parlament mund te plotesohen nga emrat që janë renditur më poshtë në lista.

 

Megjithatë, opozita është e bindur se përmes këtij akti radikal do të sjellë krijimin e një qeverie tranzitore dhe realizimin e zgjedhjeve të parakohshme.

 

Për të folur më shumë në lidhje me vendimin e kësaj të hënë për diegjen e mandateve në edicionin qendror të lajmve ka qenë deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka .

 

Deputeti demokrat është shprehur se djegia e mandateve ishte e vetmja rrugë që tashmë qeveri i kishte lënë opozitës.

 

“Tashmë pasi të gjithë kërkesat tona  ranë në vesh të shurdhët ju bëmë thirrje që tashmë të flasin vetë qytetarët të cilët floën me 16 shkurt dhe dha verdiktin për ne ai që na i dha mandatet kërkoi që ne të mos e njohim më këtë qeveri dhe të mos të pranojmë që të jemi në një kuvend me ato që janë përfaqësues të bandave të krimit.”

 

Më poshtë intervista e plotë e Nokës e dhënë për Vizion Plus:

 

Zoti Noka, po ju pyes së pari për pikepyetjet e ngritura në mbledhjen e grupit të PD-së për pasojat e djegies së mandateve. A rrezikohet ky vendim i opozites nga mbushja e vendeve vakante me kandidatet qe kane qene me poshte ne lista?

Nuk ka pasur asnjë kontestim, asnjë hezitim të gjithë deputetet kanë folur dhe kanë mbajtur qëndrim unanim, në unison me propozimin e kryetarit për të djegur mandatet pasi është e vetmja rrugë që na ka ngelur dhe na ka lënë Edi Rama rrugët e tjera të  gjitha janë rezauruar prej kohësh. Pra shqetësimi nuk është se çdo të ndodhë do të hyj një apo dy deputet nga listat por shqetësim mbetet gjendja e demokracisë në vend. Sot Shqipëria nuk ka më demokraci, sot nuk ka një kryeministër legjitim por një sundimtar që kërkon të qëndrojë në karrige me dhunë. Nuk ka më një kryemistër që i ka pushtetet e ndara, por sot kemi një sundimtar që ka future në xhep të gjithë pushtetet. Në Shqipëri tashmë nuk ka vepron dhe nuk zbatohet ligji, por urdhri politik.sot çdo shqiptar tashmë dhe ndërkombëtarët janë të qartë se kjo është një mazhorancë ilegjitime, dhe se Rama është një kryeministër që përfaqëson krimin e organizuar dhe paratë e drogës, nuk është e thënë vetëm nga ne por edhe nga media zyrtare e Departamentit Amerikan të Shtetit dhe nga mediat e tjera evropiane. Dosja 339 ka delegjitimuar të gjitha zgjedhjet e vitit 2017, ka treguar se 5 qartqe janë blerë, dhunuar dhe janë manipuluar votat, me një dosje 5 qarqe imagjinoni se çfarë ka ndodhur me këtë qeveri. Tashmë pasi të gjithë kërkesat tona  ranë në vesh të shurdhët ju bëmë thirrje që tashmë të flasin vetë qytetarët të cilët floën me 16 shkurt dhe dha verdiktin për ne ai që na I dha mandatet kërkoi që ne të mos e njohim më këtë qeveri dhe të most ë pranojmë që të jemi në një kuvend me ato që janë përfaqësues të bandave të krimit.

 

Zoti Noka si do ta bëni tërheqjen, do të prisni afatin 6 mujor të tërheqjes në parlament dhe pastaj automatikisht mandatet quhen të djegura apo do të kemi një dorezim vullnetar në grup ose individual të të gjithë deputetëve?

Ajo që është e rëndësishme për opinionin publik është fakti se për herë të parë opozita detyrohet që të ndërmarrë një rrugë të tillë, sepse nuk kemi një kryeministër normal por një kryeministër i cili me problemet e tij psiqike e çoi opozitën deri në këtë pikë. Kemi një kryeministër ilegjitim që sillet si harbut dhe bandit, rruga nuk ka asnjë rëndësi procesi dhe procedura teknike.

 

Ka rëndësi sepse nëse ju do të prisni 6 muaj, atëherë nuk mund ta quajmë më djegie mandatesh por bojkot. Pasi ngrihen shumë pikpyetje edhe me miratimin e reformave në parlament.

Me 16 shqiptarët forlët, nëse Edi Rama në qershor të vitit 2017 arriti që të blejë vota për të mbajt pushtetin me votat e krimit, shumica e qytetarëve të shtunën dhanë një përgjigje të kundër me këtë dhe ishin ato që na detyruan që të djegim mandatet. A e keni dëgjuar Ramiz Alinë në 90’ i cili thoshte se daleni cuna se nuk i dini disa gjëra, tani çfarë fundi pati regjimi i tij pasi tha këtë shprehje. Lule është fundi i Alizë, çfarë fundi do të ketë regjimi i këtij banditi dhe hajduti që quhet Edi Rama.

 

Protesta e rradhës do te jete te enjten: a kemi nje skenar per zhvillimin e saj, ku do të zhvillohet dhe çfarë do të ndodhë?

Protesta do të zhvillohet tek vendi ku kemi pasur mandatet, para parlamentin. Ne, pra qytetarët do ta demostrojnë qartësisht se ai parlament nuk përfaqëson interest e qytetarëve por është një parlament që përfaqëson bandat, krimin e organizuar paratë e pista, paratë e korrupsionit dhe paratë e drogës. Ne do të jemi me qytetarët mandate jonë mbaroi, dhe mos kini merak se nuk do të zgjasë 6 muaj nuk është çështje bojkoti është çështje e djegies së mandatit, procedurat do të jenë teknike dhe janë teknikët të cilët caktojnë rrugën më të shkurtër dhe më të drejtë për të rezauruar mandate tona, nuk do të ketë bojkot do të ketë djegie të mandateve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *