Deputeti Flamur Noka akuzoi bashkisë e Tiranës dhe qeverinë se po heshtin para një proteste të ligjshme, sipas tij, si ajo e banorëve të Unazës së Re.

 

Ai ishte I pranishëm në ditën e 11 të protestes së tyre duke bllokuar rrugën tek Unaza e Re dhe foli për mediat.

 

“Në këtë ditë të shtatë të protestës çdo gjë ka rënë në vesh të shkurdhër. Qeveria dhe bashkia bëjnë sikur nuk ekzistojnë këta banorë, vetëm se kanë njoftuar se do t’ua prishin të gjitha banesat. Askush nuk ka ardhur të bisedojë me ta.”.

 

 

Flamur Noka tha se është e pakuptueshme dhe barbare  sjellja e Bashkisë me mbi 2 mijë banorë, të cilëve u ka marrë paratë për legalizimin e shtëpive, ndërsa tani po i prish pa dëmshpërblim.

 

“Erion Veliaj ndërton banesa strehimi për qentë ndërsa këta banorë i hedh në rrugë pa pikën e mëshirën. Ne nuk mund ta pranojmë dhe nuk mund ta tolerojmë këtë. Kjo që po bëhet është çnjerëzore.”,

 

Noka tha se PD do të vazhdojë të jetë në krah të banorëve që kanë këtë shqetësim.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *