Flamur Noka iu kundërpërgjigj deklaratave të deputetit socialist Eduar Shalsi, i cili replikoi me kreun e PD-së Sali Berisha. Noka tha se vendosja e minimumit jetik, amendament i propozuar nga Sali Berisha dhe i rrëzuar me 72 vota nga mazhoranca ditën e sotme, është norëm ligjore.
Noka: I kërkova doktorit të bënte replikë, nuk bëhet replikë me atë tha se është i vetmi që i ka mbjellë flokët dhe e ka asfalt kokën, prandaj nuk i mbijnë as flokët, nuk ka mend ky njeri. Asfalt kokën. Je i vetmi që tre herë i ke mbjellë flokët dhe nuk të mbijnë se e ke kokën rrafsh.
Lexo edhe :
Related Posts
Në vlerësimin tonë si PD, minimumi jetik megjithëse i përcaktuar si terminologji në legjislacionin tonë është i padefinuar. Jemi i vetmi vend që nuk e përcaktojmë minimumin jetik. Ju aq shumë i doni të varfrit, sa i shtoni ata. Minimumi jetik, normë ligjore. Vjen si aplikim në çdo vend të botës i një metodologjie. Diskriminon shtresat e varfra që ‘sulltan Surreli’ thotë se do i ketë në konsideratë. Sipas bankës botërore, kufiri minimal i varfërisë është 6.7 dollarë. Shqipëria e ka 0.6 dollarë. A e kuptoni çfarë diskriminimi i bëhet kësaj shtrese?
Çfarë tha Eduard Shalsi në Kuvend
Shalsi: Sali Berisha i kishte të gjitha mundësitë që pas disfatës lapidare të 2013 të tërhiqej nga jeta politike dhe t’i hapte rrugën dikujt prej jush që në fakt e bëri për Lulin por siç e bëri ashtu dhe e zhbëri. Unë e di shumë mirë se çfarë mendon për Sali Berishën pjesa më e madhe juaja. Ky i ashtuquajti rikthim është konfirmim i dështimit të tij politik. E humbe shansin Sali. Ju jeni mjaftueshmërisht të zgjuar se koha e Saliut ka perënduar njëherë e mirë. I kishte Saliu në dorë edhe minimumin jetik, edhe kompensimin e të përndjekurve dhe ish-pronarëve. Ti Sali vazhdon mban peng një grup parlamentar dhe një popull opozitar që ka një nevojë ulëritëse për t’u përfaqësuar./vizionplus.tv






