E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Noka: Arsimi në gjendje të mjerueshme, ne do t’u kthejmë dinjitetin mësuesve

Ish-deputeti i PD, Flamur Noka u takua këtë të diel me mësues të Kamzës, me rastin e 7 Marsit.

 

Gjatë fjalës së tij, Noka akuzoi qeverinë se nuk i ka trajtuar siç duhet arsimtarët.

 

Reklamë

Ai premtoi se me PD në qeveri, gjërat do të ndryshojnë dhe mësuesit do të paguhen më shumë.

 

“Arsimi, jo vetëm në Kamëz, por kudo është në gjendje të mjerueshme. Është e dhimbshme të shohësh, se si pas 8 vitesh qeverisje, Rilindja shet si investim te saj, rikonstruksionin e një shkolle të financuar nga UNDP. Aq të paskrupuj janë, sa përfaqësuesit e UNDP u detyruan të reagojnë, duke u thënë se investimi nuk është i qeverisë, por i UNDP. Reforma jonë në arsim do të bazohet në disa pika kryesore. Do të rrisim pagat për të gjithë mësuesit. Në qeverisjen e Partisë Demokratike nuk do të kete rrogë mësuesi nën 700 euro. Ky është një zotim i studiuar dhe me Lulzim Bashën kryeministër, do të bëhet realitet. Ne do të bëjmë gjithçka që dinjiteti i mësuesit të mos nëpërkëmbet, siç ka ndodhur në këta 8 vjet. Do të bëjmë gjithçka që kushtet e mësimdhënies të jenë optimal.”

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë