Politikë
Njohja e patentave shqiptare në Itali, nesër zyrtarizohet marrëveshja

Të enjten do të zyrtarizohet marrëveshja që njeh patentat shqiptare në Itali. Lajmin e mirë për emigrantët shqiptarë e dha kryeministri Edi Rama në “Facebook”, bën me dije “Vizion Plus”.
“Nesër ministrja Olta Xhaçka zyrtarizon në Romë marrëveshjen për lejet e drejtimit të shqiptarëve në Itali???? Më në fund! Më në fund! Faleminderit Luigi di Maio dhe faleminderit të gjithëve që punuan me durim për të arritur këtu ????”
Reklamë
Rama shtoi se tani puna do të fokusohet te pensionet e shqiptarëve në Itali.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




