Bjellorusia ka përgatitur një projektligj, i cili do të parashikojë dënimin e promovimit të marrëdhënieve jotradicionale, që i referohet marrëdhënieve të njerëzve që i përkasin komunitetit LGBTI+, siç raportohet nga agjencia shtetërore e lajmeve bjelloruse Belta.

Artikulli citon prokurorin e përgjithshëm të vendit, Andrej Sved, i cili në një fjalim para parlamentarëve tha se është përgatitur një projekt-ligj, i cili do të vendosë përgjegjësi administrative për promovimin e “marrëdhënieve jonormale , pedofilisë dhe mohimit vullnetar të riprodhimit”. Siç tha ai, projektligji është në proces miratimi.

Një ligj që ndalon propagandën pro-homoseksuale ka qenë në fuqi në Rusinë fqinje që nga viti 2013 dhe në mënyrë efektive ka bërë të paligjshme çdo shprehje publike të sjelljes ose stilit të jetesës së lezbikeve, homoseksualëve, biseksualëve ose transgjinorëve.
Dhjetorin e kaluar, Gjykata e Lartë e Rusisë e ndaloi lëvizjen sociale ndërkombëtare të LGBTI+, duke iu referuar si një organizatë ekstremiste.

Homoseksualiteti u dekriminalizua në Bjellorusi në vitin 1994, por vendi nuk i njeh martesat e të njëjtit seks dhe autoritetet kanë shtypur paradat e krenarisë së lëvizjes./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *