Subscribe

Pas sulmeve të njëpasnjëshme nga hakerat iranianë, siguria kibernetike do të jetë kryefjalë edhe për Ministrinë e Mbrojtjes gjatë vitit 2023. Ministri Niko Peleshi, duke bërë bilancet e vitit që lamë pas, njoftoi ngritjen e një njësie ushtarake për mbrojtjen kibernetike.

 

NIKO PELESHI

 

MINISTER I MBROJTJES

 

“Njësia ushtarake e mbrojtjes kibernetike, projekt i ri që ka marrë një peshë të re, patëm nisur punën para se të vinin sulmet. Në vitin 2023 njësia ushtarake e mbrojtjes kibernetike do të ketë plotësuar 100% kapacitetet e veta njerëzore, po rekrutojmë ekspertë të sigurisë kibernetike, kemi rritur pagat, do të paguhen më mirë se privati. Do të ndërtojmë qendrën operacionale të sigurisë kibernetike.”

 

Lëshimi në hapësirë i dy satelitëve të Shqipërisë u shoqërua me diskutime dhe akuza, por ministri Peleshi ka bindjen se ky është një investim që do të shërbejë për të rritur më tej sigurinë dhe për të luftuar kriminalitetin.

 

NIKO PELESHI

 

MINISTER I MBROJTJES

 

“Satelitët japin informacione. Satelitët do të jenë një mjet i rëndësishëm për tu përdorur nga Policia e Shtetit sepse do të japë informacion, madje periodik sepse mund të porositet që një zonë e caktuar të fotografohet për një muaj. Erozioni, përmbytjet, shtratet e lumenjeve, të gjitha këto procese nëse monitorohen me imazhe satelitore mund të jenë baza për të hartuar strategji dhe për të kursyer më shumë para. Do të shtojmë stafin për të lexuar të dhënat satelitore. dhe do të jenë më të mirëpaguarit në të gjithë Shqipërinë. Këto dy kapacitete që blemë do të jenë vlerë e shtuar, por edhe kursim buxheti.”

 

Duke u ndalur edhe te blerja e dronëve luftarakë “Bayraktar” që bëri Shqipëria në fund të 2022, Peleshi garantoi se kjo nuk do të thotë se vendi ynë kërcënohet nga ndonjë konflikt ushtarak. Sa I takon emergjencave civile ministri bëri me dije se gjatë këtij viti do të merret një kredi 30 mln euro nga Italia për të mbështetur bashkitë me fonde në përballimin e fatkeqësive natyrore dhe për të shtuar zjarrfikëset.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *