Inga dhe Karsten ngrenë çdo ditë një dolli për dashurinë, edhe pse ndodhen në shtete të ndryshme. “Fajin” për ndarjen e tyre e ka COVID-19. Inga ka ngecur në Danimarkë, ndërsa Karsten në Gjermani. Mirëpo kjo situatë nuk i pengon aspak që ta takojnë çdo ditë njëri-tjetrin.

 

Ata udhëtojnë përditë drejt kufirit që ndan Gjermaninë me Danimarkën, vendosin karriget përballë njëri-tjetrit dhe kalojnë disa orë duke biseduar së bashku. Karsten Tuchen Hansen, 89 vjeç, udhëton me biçikletë, ndërsa Inga Rasmussen, 85 vjeçe, me makinë. Historinë e tyre të dashurisë e tregoi në “Facebook” kryetari i bashkisë së Tonder në Danimarkë, Henrik Fradsen.

 

Ata u takuan dy vjet më parë, kur ishin të lirë të takoheshin dhe putheshin çdo ditë. Pastaj erdhi virusi.

 

“Është e trishtueshme, por ne nuk mund t’i ndryshojmë gjërat”, thotë Inga.

 

Ata shpresojnë që për Pashkë të bashkohen sërish. Ata kanë shumë plane për të ardhmen.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *