Infermierja Irene Galassi ka rrëfyer si është situata në një spital të Bergamos, ku ajo shërben si vullnetare. Ajo ka treguar për “Tgcom” se aty pacientët janë shumë të vetmuar.

 

“Unë jam caktuar në një repart spitalor të hapur për COVID-19. Të gjithë pacientët kanë nevojë për oksigjen. Gjëja që më prek më shumë është vetmia e pacientëve. Në një nga ditët e para kur isha në detyrë, një zonjë u përgjigj në celularin e saj, por nuk kishte frymë për të folur me vajzën e saj. Ne gjithashtu duhet t’u japim mbështetje psikologjike. Unë ulem në shtratin e tyre, shtrëngoj dorën e tyre dhe bisedoj me ata që ia dalin. Ka nga ata që tregojnë për fëmijët e tyre , një tjetër flet për gruan e tij.”

 

Irene është një vullnetare e Kryqit të Kuq Italian, ajo është 30 vjeç dhe ajo aplikoi me anë të mesazheve për të ndihmuar. Ajo qëndron në një shtrat të vetëm në një dhomë hoteli. Ushqimi dhe akomodimi paguhen nga Kryqi i Kuq, pajisjet e sigurisë sigurohen nga kompania shëndetësore. Nuk ka rimbursim shtesë për përpjekjen pasi ajo është vullnetare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *