E hënë, 5 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Një vit nga vdekja tragjike e Kobe Bryant dhe vajzës së tij

Vanessa Bryant kujtoi këtë të martë 1-vjetorin e vdekjes së bashkëshortit dhe vajzës së saj, Kobe dhe Gianna Bryant.

Ajo ka ndarë një shënim prekës në “Instagram”-in e saj.

Reklamë

“Sot pranova këtë letër të ëmbël nga shoqja e ngushtë e Gianna-s, Aubrey”, shkruan ajo. “Të dua Aubz Faleminderit shumë që ndave në këtë mënyrë të bukur një nga kujtimet e vazjës dhe që më lejove ta ndaj me të gjithë në Instagram”.

Në mesazhin e ndarë nga Aubrey, ajo shkruante: “Nëse bëhem ndonjëherë nënë, shpresoj që vajza ime të dalë tamam si e jotja. Dashuria e Gianna për jetën është diçka që unë e admiroj pafund…”

Në mbyllje të letrës së saj, ajo iu drejtua Vanessa-s se e rriti siç duhet vajzën e saj.

“Mendja ime vazhdimisht mendon për vajzën tënde të bukur. Buzëqeshja dhe qëndrimi i saj më shtyjnë të jem më e mirë. Ju ndoshta e keni dëgjuar këtë, por nëse bëhem ndonjëherë nënë, shpresoj që vajza ime të dalë tamam siç bëri e juaja”.

Në 26 janar të vitit 2020, Kobe, Gianna humbën jetën gjatë rrëzimit të helikopterit në të cilin ndodheshin.

Vazhdo të lexosh

Reklamë