E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:35 Në vijim ora 00:35: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Dy viktima nga aksidenti në Gjirokastër, makina përfundon në kanal

Një aksident tragjik ne aksin rrugor Gjirokastër-Kakavije ka shkaktuar viktima dhe një të plagosur. Ne orët e para te mëngjesit te se shtunës një makine Ford doli nga rruga dhe përfundoi ne kanal,

 

Aksidenti ndodhi në afërsi të fshatit Gramsh kur mjeti i drejtuar nga Aleksandër Novi humbi kontrollin. Vete drejtuesi mbeti I vdekur ne vend si pasoje e plagëve të marra. Edhe Gazmir Shehu qe gjendje ne vendin e pasagjerit ka mbetur viktime.

 

Reklamë

I plagosuri është transportuar me urgjence ne spitalin rajonal te Gjirokastrës dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia e cila mbërriti ne vendin e ngjarjes brenda pak minutash nuk ka arritur te zbardhe ende shkaqet e aksidentit. Nga te dhënat e para rezulton se ka ndikuar shpejtësia e madhe dhe një manovrim I gabuar I drejtuesit te mjetit.

 

Më shumë video

Reklamë