E hënë, 16 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Një turk që bën trafik klandestinësh në Shqipëri/ I merrte para për ti sjell nga Korça në Tiranë

U kap duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 1 shtetas.

Policia e qarkut Korcë, ka goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

 

Si rezultat i këtij aksioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit shqiptar E. T., 28 vjeç, banues në Stamboll, Turqi.

Reklamë

 

Ai u prangos në aksin rrugor Pogradec-Tiranë, në Qafë Thanë, këtë shtetas duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Volksëagen”, 5 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Vazhdo të lexosh

Reklamë