Vrasja e anëtarit të një bande droge nga policia, ka shkaktuar kaos në Brazil.

 

14 autobusa dhe 2 makina policie u dogjën dhe u shkatërruan në shenjë hakmarrjeje. Po ashtu, u dëmtuan dhe grabitën disa banka dhe biznese.

 

Kolonel Louismar Bonates deklaroi se urdhri për të djegur automjetet erdhi nga brenda burgut, aty ku drejtuesit e bandave të drogës vuajnë dënimin.

 

Shërbimet e autobusëve u pezulluan, deri në lokalizimin e forcave të shumta policore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *