Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar një vjedhje me shkollën e re në Njësinë 2 të Tiranës.

 

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Berisha thotë se shkolla e re kushtoi 4 milionë euro nga 600 mijë euro që kushton në vendet e BE.

 

Ish-kryeministri bën përgjegjës për këtë vjedhje kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

 

Një super vjedhje e Lal djegësit!

Ai ndërtoi shkollën me 4 milionë euro nga 600 mijë euro që kushton ajo në vendet e BE.

Kjo është super vjedhje me një shkollë e Lal vjedhësit!

 

Të dashur miq, shkolla e re në Njësinë 2, e pasqyruar më poshtë, i ka kushtuar qytetarëve të Tiranës mbi 4 milionë Euro!

3.2 Milionë Euro për ndërtimin.

280,000 Euro për mobilimin.

750,000 Euro për mirëmbajtjen.

 

Kjo është vetëm njëra nga shkollat me skemën PPP! Në total me skemën PPP qytetarët e Tiranës do të humbasin mbi 14 Milionë Euro vetëm nga norma e interesit prej 6.28% që Bashkia do t’i paguajë shtesë për 7 vjet me radhë! Pra ato fitojnë dy herë, edhe nga procesi i tenderimit & ndërtimit, edhe nga norma interesit 6.28% për 7 vjet me radhë! Kurse qytetarët vidhen dy herë! Krim i shëmtuar! Sb”, shkruan Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *