Subscribe

Analisti Ergys Mërtiri ka komentuar aktualitetin politik në vend dhe lajmet për krijimin e një shteti bektashi Brenda Shqipërisë.

Në një intervistë në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus, të moderuar nga Aleksandër Furxhi, Mërtiri u ndal te përballja e Sali Berishës me SPAK.

Lexo edhe :

Related Posts

Ai tha se Berisha po e përdor opozitën për qëllimet e tij dhe beteja nuk ëhstë ndaj pushtetit, por ndaj drejtësisë.

Ndërkohë, për krijiimin e një shteti Bektashi ai tha se kjo bie ndesh me 3 pika të Kushtetutës dhe nuk beson se është e realizueshme.

Intervista:

Berisha i ka mohuar vazhdimisht akuzat. Çfarë ka treguar kjo betejë publike?

Mërtiri: Kjo tregon atë çfarë unë dhe analistë të tjerë më parë e kanë thënë që beteja e Berishës nuk është gjë tjetër veçse një angazhim e miltantëve për të mbrojtur Berishën nga një hetim. Opozita e drejtuar nga Berisha nuk është kundër Ramës, por kundër SPAK-ut.
Gjithë retorika e zotit Berisha është që “unë po hetohem se jam në krye të PD”. Ky e ka marrë PD duke pretenduar që të mos hetohet. Në thelb kjo mjafton për të thënë që opozita nuk është më opozitë, nuk ka më qëllim betejën për pushtet, por është një forcë apolitike që politikën e përdor për qëllime që kanë të bëjnë me drejtësinë.

Ideja e paporitur që vjen nga Shqipëria për krijimin e një shteti Bektashi. Ka reagime të shumta, disa e quajnë një shashkë për vëmendje, disa e quajnë të rrezikshme për imazhin e Shqipërisë. Si e ke parë këtë nismë të qeverisë?

Mërtiri: Unë nuk gjykoj që problem është te të qenit i krishterë, islamist apo bektashi. Problem është në disa plane. E para sa i përket seriozitetit të një vendi. Kjo na ekspozon si një vend qesharak që në shekullin 21 prodhon shtete të tilla. Ka problem të natyrës juridike, bie ndesh me 3 shtylla të Kushtetutës. Që në nenin 1 të Kushtetutës thotë që Shqipëria është një shtet unitar, i pandashëm. E dyta është fati që shteti shqiptar është laik. E treta është që shteti shqiptar ka marrëdhënie të barabarta me të gjitha fenë, kjo e cenon.

Tërhoqi vëmendjen edhe fakti që një lajm nga Shqipëria u shpalos në faqen e parë të gazetës New York Times. Kryeministri tha se nuk është konsultuar as me SHBA e as me BE, ndërkohë që ka kohë që Shqipëria nuk vepron pa u konsultuar me ta. Si mendon?

Mërtiri: Unë besoj që Rama ka thënë të vërtetën. Nuk shoh asnjë arsye që aletatët tanë të kenë ndonjë interes në krijimin e një shteti brenda shtetit shqiptar. Problemi është që Rama nuk është konsultuar as me ndonjë shqiptar. Problem është që kryeministri i Shqipërisë duhet të sillet me pozicionin e tij duke përfillur shtetasit që ai qeveris. Ai nuk mund të marrë vendime pa u konsultuar. Mbi të gjitha unë nuk di si do realizohet. Megjithatë nuk besoj se do realizohet, sepse është në shkelje flagrante të Kushtetutës. Më duket një veprim që më shumë është për konsum mediatik. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *