E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Një shtatore për Laver Bariun, Përmeti nderon artistin e madh, mjeshtrin e klarinetës

Mes emocioneve dhe muzikës, e në prani të shumë përmetarëve, miqve, të ftuarve dhe të pesë fëmijëve, dje në mbrëmje në Përmet u përurua shtatorja e mjeshtrit të klarinetës, Laver Bariu.

Familjarët e artistit të njohur shprehën mirënjohjen e thellë për këtë vlerësim që Përmeti i bëri Laver Bariut.

“Ju falenderoj shumë”.

Ceremonia nisi nga qendra e Përmetit, ku spikatën valltaret e reja dhe sazet e qytetit.

Reklamë

Alem Toska, skulptori përmetar që derdhi në bronx Laverin, mes emocionesh shprehet se teksa punonte, dëgjonte në sfond kabatë e Laverit.

“E kam punuar me shumë emocion këtë vepër”, thotë ai.

Përurimi i shtatores së Laver Bariut, çeli zyrtarisht edhe edicionin e parë të festivalit “Vjosa Art Fest”./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë