Kampionati më i dashur për tifozët shqiptarë dhe jo vetëm , “Serie A”, ka nisur vrullshëm në këto 2 javët e para të kampionatit me shumë surpriza dhe spektakël deri në sekondën e fundit. Mediat e njohura italiane kanë publikuar dhe formacionin e javës me skemën 4-3-3 ku pjesë e saj është dhe futbollisti i kombëtares Ardian Ismajli. Fitorja e Empolit ndaj Zonjës së Vjetër do të mbahet mend gjatë e vëcanerisht nga futbollisti shqiptar i cili shkëlqeu në fushë cfarë bëri që të rëmbentë një vend dhe në 11 futbollistët më të mirë të javës.
Mbrojtësi luajti për 90 minuta dhe u vlerësua me notën 7.1 Në portë qëndron gardiani Vikario që me pritjet e tij mbajti në lojë skuadrën e Empolit për 90 minuta dhe u vlerësua nga mediat e njohura italiane si pjesë e formacionit më të mirë . Mbrojta është me katërshen Kambiaso , Luperto , Ismaijli dhe Molina ndërsa përpara tyre qëndrojnë emra të mëdhenj si Veretu, Luis Alberto apo Pellegrini.
Sulmi është i frikshëm këtë javë pasi të gjithë kanë shënuar një lumë golash me Korrean e Interit i cili që në ndeshjen e tij të parë arriti të shënonte dy gola ndaj Veronës duke i siguruar fitoren zikaltërv. Krahë tij qëndron futbollisti italian , Ciro Imobile që la firmën e tij me tre gola në atë triumf 6-1 ndaj Specias. Për të plotësuar treshen e sulmit mediat e italiane kanë menduar për veteranin e Milanit, Oliver Zhiru, që ndonëse vitet kalojnë futbollisti mbetet po i njëjti.Sulmuesi u bë protagonist i dy golave në atë triumf 4-1 ndaj kaljeri duke u vleresuar si më i miri në radhët e kuqezinjëve me notën 8.5.
Dy javë pushim nga ndeshjet e kombëtares do ti japinn mundësi skuadrave për të rikuperuar gabimet e bëra ndërsa rikthimi është në datën 12 shtator si gjithmonë në ekranin më të dashur për publikun , platformaTring.