Subscribe

Duke nisur nga kjo e hënë Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi do të nisin diskutimet për ndryshime të mundshme në kodin zgjedhor. Pas tre javësh mazhoranca dhe opozita përcaktuan çështjet që për secilën nga palët kërkojnë ndërhyrje në kodin zgjedhor.

Dhjetë janë çështjet për të cilat shumica socialiste dhe grupimi më i madh i demokratëve do të duhet të arrijnë ujdinë që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të reflektohen detyrimet që lindin nga vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe rekomandimeve të OSBE-IDIHR.

Më kryesorja dhe e kërkuar nga opozita është rikthimi i koalicioneve zgjedhore me listë të përbërë. Diskutimi për këtë çështje grupi i dialogut për reformën zgjedhore do të marrë edhe më shumë kohë. Deri më tani nga Partia Sociliste nuk ka asnjë sinjal për të përmbushur këtë kërkesë të PD-së së Sali Berishës, që kërkon edhe ndërhyrje në kushtetutë.

Deri në fund të prillit, politika do të duhet të japë një zgjidhje edhe për dy vendimet e detyrueshme të “Kushtetueses”, votën e diasporës dhe herësin.

Rregullat të reja kërkohen të përcaktohen për zgjerimin e numërimit elektronik, financimin e partive, fushatave zgjedhore, ndalimin e përdorimit të administratës e burimeve shtetërore dhe depolitizimin e administratës zgjedhore.

Po aq mes kërkesave të opozitës është edhe për një kod më të fortë penal për krimet zgjedhore. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *