E diel, 15 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Një pjesë e studentëve kthehen në qershor në universitete, të tjerët në gusht

Të gjithë studentët që diplomohen këtë vit akademik do të rikthehen në auditor në muajin qershor.

Ministrja e arsimit, Besa Shahini njoftoi se provimet për këtë kategori studentësh do të zhvillohen gjatë muajit korrik dhe do të zgjasin deri në javën e parë të gushtit.

Sa i takon studentëve të vitit të parë dhe të dytë ata do të rifillojnë mësimin në 25 gusht, ndërsa provimet, sipas ministres, do i japin në muajin tetor. 

Të gjitha universitetet do të duhet të paraqesin brenda datës 15 maj pranë ministrisë, planin e detajuar për rikthimin e studentëve në auditor dhe mënyrën se si do të zhvillohet mësimi.

Sipas ministres, pavarësisht pandemisë për studentët nuk do të ketë asnjë masë lehtësuese sa i takon tarifave shkollore pasi përfituan mjaftueshëm nga pakti për universitetin.

Më shumë video

Reklamë