Kronikë
Një person gjendet i pajetë në tualetin e një dyqani në Elbasan

Një 69-vjeçar është gjetur i pajetë këtë të martë brenda tualetit të një dyqani në qytetin e Elbasanit.
Reklamë
Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhuna, ndërsa dyshohet se kemi të bëjmë me një vdekje natyrale.
“Më datë 15.02.2022, rreth orës 15:10, në tualetin e dyqanit të shtetasit L. P., banues në lagjen Kala, ka gjetur vdekjen shtetasi B. B., 69 vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. 69 vjeçari kishte probleme shëndetësore dhe dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.”
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




