Kreu i PD, Lulzim Basha ka propozuar si Nënkryetar të Kuvendit, Agron Gjekmarkajn.

 

Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar, Basha ka kërkuar nga Këshilli Kombëtar që Gjekmarkaj të votohet edhe si Nënkryetar i Partisë Demokratike.

 

“Do të propozoj si Nënkryetar të Kuvendit, z. Agron Gjekmarkaj, që gjithashtu kërkoj nga Këshilli Kombëtar që të votohet edhe si Nënkryetar i Partisë Demokratike. Një përfaqësues i denjë i demokratëve, botës akademike dhe komunitetit katolik. Jam i bindur se z. Gjekmarkaj është vlerë e shtuar në lidershipin e Partisë Demokratike”, tha Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *