Autoritetet kanë vijuar aksionin për lirimin e hapësirave publike të zaptuara në mënyrë të paligjshme edhe në Tiranë.
Policia zhvilloi aksion në dy vendndodhje në kryeqytet, në rrugën “Sami Frashëri” dhe në zonën e Astirit ndërsa u proceduan penalisht 2 shtetas, për zënien e këtyre hapësirave.
Njëri nga personat nën akuzë kishte bllokuar hapsirën publike duke e kthyer në një parking privat ndërsa tjetri kishte vendosur një bar kafe.
Zhvillimet e fundit janë në vijim të aksionit për lirimin e hapësirave publike në të gjithë vendin, teksa policia ka theksuar se nuk do të tolerohet asnjë rast i cenimit të territorit./vizionplus.tv





