Subscribe

Kryeministri Rama ka inspektuar disa nga investimet qe po kryhen ne rrethin e Mirditës. Ai pa nga afër pallatin e ri të sportit në Rrëshen një kërkesë e hershme kjo e kësaj bashkie.

 

Nga Rrësheni është traditë volejbolli dhe ishte një kërkesë që na e përsërisnin herë pas here. Ekipin e femrave e kemi në vend të parë në kategorinë e parë A. Besoj që do të dalim kampion këtë vit. Po merremi edhe me futbollin, duam të bëjmë edhe një ekip basketbolli për të rinjtë, meqenëse pallati do të jetë edhe për basketboll, edhe për volejboll.”

 

Kreu i qeverisë inspektoi edhe një pikë të re të agroturizmit si dhe Unazën e jashtme të qytetit të Rrëshenit.

 

Për Rrëshenin ka edhe një projekt për ujësjellësin e ri, i cili pritet të jete një zgjidhje përfundimtare për mungesën e ujit në këtë qytet.

 

“Më vjen shumë mirë se, qysh se kam ardhur kohë më parë, uji ka qenë problem i parë, kryefjala e çdo shqetësimi e çdo kërkese e çdo ankese dhe më në fund i japim zgjidhje edhe falë faktit që këtu janë shumë të rregullt edhe në pagesat e detyrimeve, qoftë për energjinë, qoftë për ujin. Kështu që, është gjë e madhe që zgjidhim një problem që është elementar, por që ka 50 vjet u marrë njeri.”

 

Ndërkohe ne Bashkinë e Rrëshenit po realizohen edhe disa investime të tjera me të vogla.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *