Subscribe

Një këngëtare që nuk i ka munguar skenës prej më shumë se dy dekadash. Ishte viti 2001 kur ajo filloi të këndonte publikisht dhe që atëherë nuk ndaloi së punuari për pasionin më të madh, muzikën. Sot identifikohet me muzikën popullore të jugut dhe projektet e saj kanë qenë të njëpasnjëshme. Një nënë që ia del të balancojë familjen dhe muzikën në jetën e saj. Por si e bën këtë? Cili është sekreti i Denisës si artiste, si një nënë e bashkëshorte.

Sot Denisa Gjezo vjen në “Vizioni i Pasdites” në ekranin e Vizion Plus, të moderur nga Brikena Prifti me një rrëfim ndryshe, si asnjëherë më parë.

Denisa Gjezo: Kontakti i parë me muzikën ka qenë në moshën 9-vjeçare. Vinin pedagogët dhe dëgjonin nxënësit a kishin vesh muzike apo jo. Aty më pikasën dhe unë u bëra pjesë e gjithë aktivitevete, festivaleve që bëheshin në qytetin tim të lindjes, Gjirokastrën. Muzika popullore nuk ka qenë e preferuar për mua, por gjithmonë më binin materiale që kishin disa elemente të muzikës popullore.

Artistja tregon se të bëhej këngëtare ka qenë një nga ëndrrat e saj qëkur ishte fëmijë dhe mes emocioneve thotë se ia ka arritur.

Deniza Gjezo: Nëse nuk do isha bërë këngëtare, nuk e di se çfarë do të isha bërë tjetër. Ka pasur pasiguri, çdo artist i has gjatë karrierës së vet.

Duke u ndalur te jeta personale, Denisa, e cila është e martuar dhe është nënë e dy djemve tregon se si është njohur me bashkëshortin.

Deniza Gjezo: Me origjinë është nga Kosova, por është tirons. Ëstë pjesë e muzikës, kemi qenë shokë. Unë këndoja ai i binte baterisë. Kemi qenë shokë për disa vite dhe pastaj lindi dashuria. Në fillimet e dashurisë kemi pasur xhelozi, por tani jo. Pjesa e familjes është pak e ngarkuar kur ke tre çuna. Unë them në familjen time është luftë sepse kërcet topi nga njëri korridor në tjetrin. (qesh) Dy çunat kanë 5 vite diferencë me njëri-tjetrin. Ai i madhi mundohet që ta mësojë të voglin. 

Këngëtarja tregon se gjatë lindjes së parë e ka pasur të vshtirë. Por mbështetja e saj më e madhe ka qenë vjehrra.

Denisa Gjezo: Ikja dhe i lija çdo gjë gati mamit të Besit sepse jetoj me të. Nuk kam dashur që të punoj, por kanë ardhur më kanë kërkuar në shtëpi. Pas 40 ditëve nuk ka qenë e lehtë për mua që të lija djalin e madh. E kam përjetuar keq, nuk kam qenë as mirë vokalisht. Por tani them ndoshta bëra mirë që e lashë 40 dit djalin sepse nga njëra anë të bën mirë psikologjikisht që të jesh në kontakt me njerëz të tjerë. Unë nuk e di pse e bëjnë të vështirë bashkëjetesën me vjehrrën, por për mua ka qenë një ndihmë shumë e madhe./vizionplus/tv 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *