Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
21 July 2026
Vizion fokus

Përmbytje në Afganistan, 20 viktima dhe më shumë se...

SHBA akuzon Kubën për spiunazh

Plagosja në Elbasan, reagon policia: U qëllua drejt tre...

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen 3...

Burnham formon qeverinë e re britanike, emërohen ministrat

Dita e 51-të e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë...

“Përgëzime Spanjës”, Messi ‘thyen heshtjen’ pas humbjes me Spanjën:...

Dhjetë të vrarë nga sulmi në Odesa të Ukrainës,...

Zjarr në autostradën Fier-Vlorë, tymi mbulon zonën! Vështirësi në...

Irani paralajmëron SHBA-në: Do t’ju japim një mësim

“Një nga trimoshat nuk donte të dorëzonte patllaken”, BKH reagon pas deklaratave të Ramës

14 Dhjetor 17:08

Byroja Kombëtare e Hetimit ka reaguar pas deklaratave të sotme të kryeministrit Edi Rama, bërë gjatë podcast-it të tij.

Në reagim, BKH thekson se gjatë prezencës së oficerëve të BKH në Kryeministri, nuk ka pasur asnjë lloj përplasjeje me përfaqësuesit e Gardës.

Lexo edhe :

Related Posts

“Nuk i kritikova për armëmbajtje pa leje, po për padijen etike dhe ligjore”, Rama i përgjigjet BKH-së për incidentin në kryeministri

Në reagim theksohet se në momentin që oficerët e Gardës kanë kërkuar që të dorëzohen armët në institucion, një nga punonjësit e BKH ka kërkuar informacion mbi rregulloren, por gjithçka ka qenë e qetë.

Reagimi i BKH:

Në përgjigje të kërkesave dhe interesit të medias lidhur me deklaratën e Kryeministrit të Shqipërisë, z. Edi Rama, Byroja Kombëtare e Hetimit sqaron sa më poshtë:

Më datë 20 nëntor 2025, tre hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) janë paraqitur në ambientet e Këshillit të Ministrave për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë, nr. 118, datë 19.11.2025, përmes të cilit është vendosur masa e pezullimit nga ushtrimi i detyrës ndaj Zëvendëskryeministres, znj. Belinda Balluku.

Në hyrjen e brendshme të Këshillit të Ministrave, hetuesit janë informuar nga Garda e Republikës se, sipas rregullave në fuqi, nuk lejohet hyrja me armë zjarri në ambientet e brendshme të institucionit. Njëri prej hetuesve ka kërkuar sqarim mbi mënyrën dhe vendin e depozitimit të armëve. Garda e Republikës i ka orientuar që armët të liheshin në dollapët e posaçëm të sigurisë, në hyrje të institucionit.

Pas verifikimit se ambienti i depozitimit ishte i sigurt dhe i monitoruar me kamera, hetuesit kanë depozituar armët dhe kanë vijuar normalisht me kryerjen e veprimeve procedurale.

Theksojmë se në asnjë moment nuk ka pasur debat apo përplasje mes hetuesve të BKH-së dhe Gardës së Republikës.

E drejta e hetuesve të BKH-së për mbajtjen e armës së zjarrit mbështetet te ligji nr. 25/2019 “Për organizimin dhe funksionimin e Policisë Gjyqësore”, ku neni 31, pika 3, parashikon shprehimisht se oficerët e Policisë Gjyqësore, përfshirë ata të Byrosë Kombëtare të Hetimit, pajisen me armë zjarri sipas legjislacionit në fuqi për përdorimin e tyre.

Ndërkohë, kryeministri Rama deklaroi gjatë podcast-it të tij se ditën që oficerët e BKH kanë shkuar në Kryeministri, nuk ka dashur të respektojë rregulloren për dorëzimin e armëve.

“Por unë nuk do ta ndjek kurrsesi logjikën e mbrapshtë të dënimit me indicie, as në këtë rast, po do të mbetem tek bindja se këto dy indicie tejet shqetësuese nuk provojnë se protagonistëve të pavarësisë së drejtësisë u ka marrë koka erë dhe u është mbushur mendja se ata janë shteti, ligji e drejtësia, si puna e ca trimoshave të BKH-së, për të cilët kam dëgjuar shumë çudira, po kishin ardhur një ditë në godinën e Këshillit të Ministrave dhe nuk donin ta linin patllaken tek dera sipas rregullores së sigurisë së lartë të Gardës së Republikës.

Pra, nuk dua kurrsesi të them se ferrat e mendësive e sëmundjeve të vjetra e kanë marrë uratën e drejtësisë së re, por dua të ndaj me të gjithë bindjen se ka ardhur koha e një reflektimi serioz, profesional dhe ndërinstitucional, për të ndarë beben e sapolindur nga ujërat e pistë, në një proces historik, ku duhet të garantojmë medoemos suksesin e Reformës në Drejtësi, duhet të garantojmë pavarësinë e gjyqësorit, por ku, po ashtu, nuk mundet kurrsesi të lejojmë medoemos që kura të bëhet problem më i madh se sëmundja, duke rrezikuar liritë, të drejtat dhe frymëmarrjen e administratës e të ekonomisë së vendit”, tha Rama./vizionplus.tv

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
BKH Pergjigjet rama Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen 3 persona (EMRAT)

më shumë...

Dita e 51-të e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

më shumë...

Ndërhyrje dhe tensione nga opozita, mbyllet seanca plenare! Balla: Institucionet të raportojnë të enjten

më shumë...

PD nuk lejon Endri Shabanin të raportojë në Kuvend, ndërpritet sërish seanca plenare

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:44

Përmbytje në Afganistan, 20 viktima dhe më...

10:19

SHBA akuzon Kubën për spiunazh

9:51

Plagosja në Elbasan, reagon policia: U qëllua...

9:42

Pse dieta mesdhetare është ndër më të...

9:09

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan,...

9:01

Burnham formon qeverinë e re britanike, emërohen...

8:38

Dita e 51-të e protestës në Tiranë,...

8:11

“Përgëzime Spanjës”, Messi ‘thyen heshtjen’ pas humbjes...

8:02

Dhjetë të vrarë nga sulmi në Odesa...

7:25

Zjarr në autostradën Fier-Vlorë, tymi mbulon zonën!...

7:12

Irani paralajmëron SHBA-në: Do t’ju japim një...

6:57

Pas dasmës luksoze, Dua Lipa dhe Callum...

6:28

Kafeja mund të mbrojë mëlçinë dhe të...

6:13

Përshkallëzohet konflikti, Trump: Irani u godit shumë...

5:49

Houthët njoftojnë bllokadë detare ndaj Arabisë Saudite

5:33

Dhimbja e kokës nga dielli i fortë,...

5:19

Vlorë/ Zjarr në Ujin e Ftohtë, temperaturat...

5:01

Ndërhyrje dhe tensione nga opozita, mbyllet seanca...

4:58

Futbolli në zi, ndahet nga jeta legjenda...

4:32

Ikën Starmer, vjen Burnham! Kryeministri në largim:...

Më të klikuarat

  • Aksident tragjik në Itali, humb jetën 42-vjeçari shqiptar, b...
  • “Gjigantët e qiellit” në pozicione shumë të rënd...
  • “Më shiko në sy Sali”, Zegjine Çaushi përplaset me liderin d...
  • Irani paralajmëron SHBA-në: Do t’ju japim një mësim
  • Mbyllen aplikimet për drejtuesit e 6 departamenteve të Polic...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.