Në Gaza, ku 600 mijë palestinezë përballen me urinë, një në tre fëmijë vuan nga kequshqyerja.

Një sasi e kufizuar ushqimi po shpërndahet nga ajri dhe deti në rajonin ku ndihma tokësore ende nuk ka arritur. Fëmijët palestinezë po vdesin nga uria para syve të familjeve të tyre.

Meqenëse negociatat e armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit nuk kanë dhënë asnjë rezultat, mbijetesa është bërë një luftë në Gaza, e cila është në mes të një krize humanitare.

Kequshqyerja tek fëmijët po përhapet me shpejtësi, veçanërisht në veri të brezit ku arrin pak ndihma. UNRWA, Agjencia e OKB-së për Palestinën, njoftoi se një në tre fëmijë nën moshën 2 vjeç është “të kequshqyer rëndë”. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *