Subscribe

Ministri i Turizmit Blendi Klosi shprehet optimist se gjatë muajit gusht numri i turistëve që do të vizitojnë vendin do të kalojë mbi 1 milion.

Por pavarësisht se kufijtë janë hapur dhe vendi nuk aplikon asnjë masë kufizuese ndaj Covid-it, sërish ky sezon nuk reflekton ende entuziazmin e vitit 2019.

 

 “Është një sezon që padyshim është shumë i mirë sesa sezoni i vitit të kaluar, por akoma nuk e ka gjetur atë entuziazmin e plotë, atë që ka që qenë në Shqipëri para viti 2019. Akoma pandemia nuk ka mbaruar dhe këto situata të pandemisë janë akoma në një moment që nuk ka shkuar drejtë fundit të plotë. Akoma ka dilema për pandeminë, a do të rikthehen numrat e infeksionit. Megjithatë Shqipëria është shumë mirë, kemi numra të ulur të infektuarave, kjo na bënë shumë optimist se sezoni do të jetë shumë i mirë dhe do të kemi prurje. Por, për sa kohë që kufijtë e BE-së janë disa të hapur, disa me probleme, prapë do të kemi vështirësi. Sidoqoftë ky vit do të jetë shumë i mirë, sa i përket turizmit të rajonit tonë të Shqipërisë me Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut”

 

Klosi i kujton turistëve se Shqipëria është një vend i sigurt për pushime verore ndaj u bëri thirrje që të vijnë ta vizitojnë.

 

“Shqipëria ka qenë gjithmonë një vend i sigurt. Forcat e rendit përpiqen shumë që të garantojnë situata të kontrolluar sa i përket ruajtjes së rendit. Na vjen keq për ndonjë ngjarje që ka ndodhur, por ajo që kërkojë është që të ketë një administrim të mirë të situatës sa i përket sezonit turistit. Shpresoj shumë që kaloj milionin, e sidomos në muajin gusht kemi mbi 1 milionë turist të huaj që hynë në Shqipëri. Falë edhe vet shqiptarisë që bënë turizëm në Shqipëri. Për sektorin  e plazhit për bregdetit do të jenë shifra të mira dhe konsiderueshëm”,

 

Ministri i bëri këto komente gjatë një interviste për Kosova Press.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *