Subscribe

Ministri i Financave Arben Ahmetaj paralajmëroi se ky vit do të shënojë një bum të investimeve të huaja. Sipas tij tendenca e vërejtur në 3 muajt e parë ku shifra arriti në 284 milion euro duket se do të vijojë përgjatë gjithë vitit për të shënuar në fund të 2018 nivelin prej 1 miliard. Sipas tij dy kompanitë të mëdha të huaja do të nisin të operojnë në vendin tonë.

 

Ne mendojmë se do të arrijmë një rekord të ri për investimet e huaja në ofro 1 mld dollarë. Kemi interes të shfaqur nga kompani serioze që duan të vijnë të investojnë në vendin tonë. –tha Ahmetaj

 

I pranishëm në mbledhjen e Këshillit të Investimeve ishte edhe numri 2 i Bankës Eurpiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Zyrtari i bankës tha se janë 100 milion euro që do të financohen nga Bashkimi Europian për të rritur konkurrencën në sektorin e turizmit.

 

“Ne jemi duke diskutuar me qeverinë dhe Bashkimi Europian një program i cili do të kombinojë paratë e BERZH dhe BE-së. Do të jetë një program i madh i cili arrin në 100 milionë euro dhe parashikon të fokusohet tek ndërtimi i rrugëve lokale, ujësjellësit në zonat turistike. Pjesë e financime do të jenë edhe bizneset e vogla që duan të investojnë në këtë sektor -tha Alain Pilloux.

 

Ndërkohë  që lehtësirat për biznesit do të vijojnë me miratimin brenda kësaj jave edhe të paketës fiskale.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *