Familja e baronëve Sina, me origjinë nga Voskopoja, një nga të pasurat e krahinës së njohur dhe me kontribut të madh në ndërtimin e kishave, akademisë dhe shtypshkronjës së këtij fshati ka tashmë një memorial të dedikuar në qendër të voskopojës, një bashkëpunim mes ambasadës hungareze në vendin tonë dhe komunitetin hungarez nw qerret.
Në aktivitetin kushtuar këtij rasti, djali I historianit të Voskopojës Dhori Falo, shpjegoi se familja Sina u largua nga Voskopoja pas djegies së parë të kësaj krahine
Kryetari i Bashkisë së Korçës e cilësoi figurën e baronit Simon Sina një figurë që nderon jo vetëm vendlindjen e tij por gjithë Shqipërinë.
Ambassadorja e Hungarisë në Shqipëri Martina Kasnyik tregoi se Simon Sina ia kushtoi jetën e tij bamirësisë.
“Është nder të mblidhemi këtu këtu në vlerësim të Simon Sinës, një figure vizioni e bamirësie që për të mirën publike la gjurmë në rajonin tonë. Ditën e sotme në Voskopojë vlerëson atë që doli jashtë kufijve, kontributi i tij vijon të jetë i gjallë dhe sot. Ndihmoi për urën e Budapestit dhe ne sot e vlerësojme midis urave të bashkëpunimit Shqipëri – Hungari”, tha ambasadorja e Hungarisë në Shqipëri.
Familja e baronëve Sina, Hodosi dhe Kízdia, tani është zhdukur, por dikur ishte një familje jashtëzakonisht e pasur bankierësh dhe aristokratësh që jetonin në Hungari dhe Austri, të cilët mbërritën në Perandorinë Habsburge nga Shqipëria.
Familja luajti një rol të rëndësishëm në ekonominë hungareze dhe në zhvillimin e Epokës së Reformës, si dhe ishte financuesja kryesore e ndërtimit të Urës së Zinxhirit .
Familja Sina pësoi tragjedi të rëndë, pasi djali i vetëm i Simon Sina nuk arriti moshën madhore dhe disa nga vajzat e tij vdiqën gjithashtu të reja. Megjithatë disa nga pasardhëset e tij ende jetojnë sot si anëtare të familjeve gjermane dhe greke. György Sina dhe Simon Sina ishin ndër mbrojtësit më të mëdhenj të Hungarisë dhe Greqisë në shekullin e 19-të./vizionplus.tv





