Sheshi para stadiumit “Flamurtari” në Vlorë ishte skena që në mbrëmjen e së Premtes u shndërrua në vendtakimin e qytetarëve me artistët  e njohur të tingujve klasik.

Ishte tenori Josif Gjipali, sopranoja Renisa Laçka, violonçelisti Vlorent Xhafaj, pianistja Ardita Bufaj e klarinetisti Sokol Moto që interpretuan muzikë të repertorit shqiptar e ndërkombëtar.

Nën dirigjimin e Gridi Krajës të Orkestrës Simfonike që mban emrin e “Ibrahim Madhit” për këngëtarët lirik dhe instrumentistët emocionet ishin jo të zakonshme, ata interpretonin në qytetin  e lindjes apo të origjinës.

Edhe pse në Shqipëri erdhi për të pushuar, ftesës për tu ngjitur në skenë, Vlorent Xhafaj nuk i tha jo.

Në publikun e shumtë ishte edhe kryebashkiaku i  Vlorës, Dritan Leli, që sapo fitoi betejën me Covid-19 tha se nuk mund të mungonte në një koncert të tillë, që është dëshmi e artistëve të suksesshëm në Shqipëri dhe përtej saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *