Donald Trump është vetëm në javën e parë të mandatit të tij të dytë në Shtëpinë e Bardhë, por tashmë republikanët po shqyrtojnë mundësinë e një mandati të tretë presidencial për Trump.
Në SHBA, amendamenti i 22-të i Kushtetutës thotë qartë se presidenti nuk ka të drejtë për më shumë se dy mandate në zyrën ovale, por kongresmeni Andy Ogles nga Tenesi dëshiron të rishikojë dhe ndryshojë tekstin e Kushtetutës.
Ai ka paraqitur zyrtarisht kërkesën e tij për diskutim.
Në arsyetimin e propozimit të tij kongresmeni shprehet se: “Trump ka dëshmuar se është i vetmi politikan në historinë moderne që shmangu shkatërrimin dhe rënien e Kombit tonë dhe është gjithashtu i vetmi që mund të rikthejë madhështinë amerikane. . Për këtë arsye ai duhet të ketë kohë për ta bërë këtë.”
Çfarë thotë amendamenti i 22-të i Kushtetutës së SHBA?
Amendamenti i 22-të i Kushtetutës së SHBA-së është i qartë sa i përket kohëzgjatjes së presidencës dhe gjithashtu mandateve të presidentëve amerikanë.
“Asnjë person nuk mund të zgjidhet në postin e Presidentit më shumë se dy herë.”
Amendamenti i 22-të i Kushtetutës së SHBA u propozua në 1947 dhe u ratifikua në 1951.
Për shkak të këtij ndryshimi, Franklin Roosevelt nuk u zgjodh për herë të 5-të si President i vendit, pasi kishte shërbyer katër mandate, në 1932, 1936, 1940 dhe 1944. Deri më sot, Franklin Roosevelt është i vetmi president që ka shërbyer më shumë se dy mandate në detyrë. Ai u nda nga jeta 90 ditë pas fitores së katërt elektorale.
Si reagoi Trump ndaj kësaj mundësie?
Shtëpia e Bardhë deri më tani nuk është shprehur dhe nuk ka reaguar në lidhje me këtë propozim konkret.
Megjithatë, Donald Trump është shprehur pozitivisht ndaj këtij propozimi disa herë në tetë vitet e fundit./vizionplus.tv