Subscribe

Arrestohet kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe. Ai u ndalua këtë të martë gjatë një operacioni të zhvilluar nga prokuroria e posacme antikorrupsion, pasi akuzohet për “Shpërdorim Detyre”.

 

Tushe u prangos në zyrën e tij nga agjentët e SPAK, ndërsa mësohet se nuk bëri rezistencë.

 

Në pranga krahas kryebashkiakut, përfunduan dhe 10 persona të tjerë, kryesisht zyrtarë të Ndërmarrjes së Pasurisë Publike të bashkisë Lushnje si dhe dy biznesmene. Ata akuzohen për veprat penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Shpërdorim detyre” si dhe “Falsifikim dokumentash”

 

Këto janë momentet kur funksionarët dalin nga zyrat e bashkisë me pranga në duar dhe dërgohen drejt drejtorisë së policisë në Tiranë.

 

Dyshohet se përmes favorizimeve të ndryshme ata abuzonin me fondet publike duke paracaktuar fituesit e tenderave. Afera korruptive u zbulua pas dhënies së një tenderi me vlerë 24 milion lekë për rehabilitimin e kanaliti ujitës të fshatit Bitaj. Projekt ky i fituar nga kompania Euro Alb shpk me administrator Bujar Muratin.

 

Operacioni u zhvillua pas një hetimi disa mujor nga ana e prokurorisë së posaçme antikorrupsion. Gjatë aksioni hetuesit mblodhën dokumenta të shumta pranë institucionit të bashkisë ndërsa sekuestruan dhe kompjuterat me qëllim zbardhjen e aferave të tjera korruptive. Po ashtu u ushtruan kontrolle dhe në banesat e personave të ndaluar.

 

 

Arrest me burg

 

Fatos Tushe – Kryetar i Bashkisë Lushnjë

Flamur Peqini – Drejtor i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë Lushnjë

Ibrahim Lami – administrator i kompanisë Loti sh.p.k

Bujar Murati – administrator i kompanisë Euro Alb sh.p.k

Gazmend Çela – zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës

Bektash Nexha – zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës

Blerta Turku – zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës

 

Në arrest shtëpie

 

Margarita Gjermeni – zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës

Andri Musho – zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës

Ani Simoni – zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *