Subscribe

Policia ka dhënë detaje për sherrin me thika në Fier, ku mbeti i vrarë një 19-vjeçar. Konflikti ka nisur që në rrjetet sociale dhe ka agravuar në përdorimin e mjetit prerës.

Ndërkohë, i plagosur ka mbetur edhe një 20-vjeçar i cili në momentin që ka ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Lexo edhe :

Related Posts

“Rreth orës 11:30, në bulevardin “Jakov Xoxa”, shtetasi F. M., 18 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. B., 19 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

Në spitalin e Fierit është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi O. S., 20 vjeç, i cili në momentin që ka ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici shtetasin Florjan Muka, dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale”, njofton policia. /vizionplus.tv

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *