Një i vdekur për cdo 1 mijë banorë. Ky është bilanci I deritanishëm që ka sjell në rajonin e Lombardisë pandemia e Covid 19.

Lombardia është territori që ka sjell një dramë të vërtetë njerëzore në Itali nga muaji shkurt e deri më tani.

Ky rajon ka më shumë se 10 milionë banorë ndërsa numri I viktimave deri më tani është 10 mijë e 22.

Sipas të dhënave të ISTAT, në 33 komuna të vogla të Lombardisë vdekjet në muajin mars të këtij viti janë 10-fishuar në raport me mesataren e të njëjtës periudhë nga viti 2015-2019.

Në Provinca si Bergamo numri I viktimave në mars të këtij viti është katërfishuar, në Brescia janë dyfishuar, ashtu sikurse edhe në Piacenza dhe Pesaro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *