Një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur, pasi një njeri sulmoi me thikë në një stacion treni në jug të Gjermanisë, i cili sipas prokurorëve kishte “një motiv të dukshme terroriste”. Policia arrestoi agresorin e dyshuar, menjehere pas sulmit në Grafing, 25 milje në jug-lindje të Mynihut. Prokurorët thanë se personi që ka vdekur ka qenë një 50-vjeçar nga qyteti i Wasserburg. Sipas zëdhënësit te zyrës se prokurorëve bavarez i dyshuari ishte një 27-vjeçar gjerman i cili pas provave te mbledhura ne skenen e krimit, kishte nje motiv te paster terrorist. Policia tha se në bazë të deshmive te dhena nga te pranishmit ne stacion, i dyshuari bërtiti “Allahu ekber” perpara se te nderrmerrte sulmin, i cili ndodhi rreth 05:00 sipas ores lokale. Prokuroria ka nisur hetimet rreth ngjarjes, nderkohe qe policia ka rrethuar zonen duke shkaktuar edhe kufizime ne sherbimet e rrjetit hekurudhor S-Bahn ne Mynih. Gjermania, e cila është duke luajtur një rol mbështetës në luftën kundër Shtetit Islamik, nuk ka vuajtur me pare nga sulme te permasave te medha nga ana e terroristeve islamike si ato qe ndodhen ne France e Belgjike. Por ministrat kanë paralajmëruar në mënyrë të përsëritur per një sulm te mundeshem ndaj dhe per kete arsye sherbimet inteligjente gjermane jane ne nivel alarmi. Mbi 800 radikalë te lindur e rritur ne Gjermani kane braktisur ate per ‘tiu bashkuar grupeve xhihadiste ne Siri dhe Irak dhe rreth 260 prej tyre jane ritkthyer. Gjermania ka qenë një vend tranzit për militantët që kryen sulme në Belgjikë këtë vit dhe Paris vitin e kaluar. Sipas http://www.theguardian.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *