E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Një fatkeqësi kombëtare”/ Meta ngre alarmin: Ndal shpopullimit të Shqipërisë

Presidenti Ilir Meta e cilëson një fatkeqësi kombëtare largimin e të rinjve nga vendi.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, kreu i shtetit shkruan se Shqipëria regjistron një numër azilkërkuesish në periudhën korrik 2018 – korrik 2020, rreth 12 herë më të lartë se Serbia.

“Shqipëria ka një numër azilkërkuesish për periudhën korrik 2018 – korrik 2020, rreth 18.4 herë më të lartë se Bosnja, 17.4 herë më të lartë se Mali i Zi, 12 herë më të lartë se Serbia, 5.1 herë më të lartë se Maqedonia e Veriut dhe 3.9 herë më të lartë se Kosova. Nëse në 1000 banorë sot emigrojnë në Bashkimin Europian, 12 qytetarë nga Shqipëria, nga Kosova largohen 3.3 persona, nga Maqedonia e Veriut 2.3 persona, nga Serbia 1 person, nga Mali i Zi 0.7 persona dhe nga Bosnja Hercogovina 0.6 persona.”

Sipas Metës, këto shifra janë alarante, ndaj duhet të ndalet sa më shpejt shpopullimi i Shqipërisë.

“Pjesa më e madhe e atyre që po ikin janë TË RINJ. Ky është ALARM, pse jo dhe një FATKEQËSI KOMBËTARE, nëse vazhdon dhe një ditë më shumë. NDAL SHPOPULLIMIT TË SHQIPËRISË!”

Vazhdo të lexosh

Reklamë