Subscribe

16-vjeçari Eron Zenelaj është njëri nga të rinjtë vullnetarë që dhurojnë zërin e tyre për prodhimin e librave audio në Institutin e Nxënësve që nuk shikojnë.

 

Kjo nismë do t’i shërbejë një komuniteti prej  më shumë se rreth 12 mijë njerëzve në vendin tone, dhe jo vetëm.

 

ERON ZENELAJ

DHURUES ZERI

 

“Unë vij me shumë dëshirë këtu dhe jam i lumtur që kontributi im do ti vlejë njerëzve që nuk mund të shohin. Përmes zërit tonë ata mund të lexojnë duke e tejkaluar errësirën.”

 

Projekti është kthyer në një model shumë të mirë ndërveprimi, të kuptuari dhe padyshim edukimi për të gjithë nxënësit që i janë bashkuar deri më tani.

 

Drejtori i Institutit të nxënësve që nuk shikojnë, Emiliano Lule shpjegon se pikërisht ky është qëllimi.

 

EMILIANO LULE

DREJTOR I INSTITUTIT TE NXENESVE QE NUK SHIKOJNE

 

“Deri më tani janë angazhuar të paktën 117 nxënës nga 40 gjimnaze të Tiranës. Kjo do të jetë biblioteka e parë e këtij lloji në Shqipëri dhe ka vlejtur shumë që të rinjtë të kuptojnë edhe më mirë bashkëmoshatërt e tyre që nuk shikojnë.”

 

Shkollat speciale po përgatiten të kthehen në qëndra burimore, duke e bërë edhe më të afërt mundësinë e gjithëpërfshirjes dhe integrimit të këtyre nxënësve në shoqëri.

 

“Kjo do të thotë që ne do të përgatisim librat, mësuesit, programet për të gjithë nxënësit që nuk shikojnë në mënyrë që ata të mund të integrohen dhe ndërveprojnë në shkollat publike në të gjithë vendin.”

 

Në këtë institucion aktualisht arsimohen falas rreth 50 nxënës të moshave nga 6 deri në 16 vjeç, të cilët vijnë  jo vetëm nga Tirana por edhe nga rrethet.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *