E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

 Një ballkon, një flamur! Nisma e Bashkisë së Tiranës për festat kombëtare

Bashkia e Tiranës u bën thirrje banorëve të kryeqytetit që të bëhen pjesë e këtyre ditëve të festive kombëtare dhe të vendosin në ballkonet e shtëpive flamujt kuq e zi.

 

Në prag të 75-Vjetorit të çlirimit, le të valëvisim në çdo ballkon FLAMURIN KUQEZI, në kujtim të dëshmorëve të cilët dhanë jetën për të ardhmen e SHQIPËRISË“, thuhet në nismën e Bashkisë.

 

Reklamë

Kryeqyteti ka hyrë në periudhën e festave kombëtare dhe do të fillojë shumë shpejt që të vishet edhe me ngjyrat e flamurit tonë kombëtar.

 

Festat e Çlirimit dhe Pavarësisë do të bëhen akoma më të bukura nëse secili prej nesh do të vendosë nga një flamur apo simbol kombëtar në dritaret dhe ballkonet e shtëpive, shton Bashkia e Tiranës.

 

Vendosja e flamujve ne ballkonet e shtepive ne Tirane prej vitesh tashme eshte bere tradite.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë