Subscribe

Pas dy rasteve te para, një tjetër ari i murrme, vendoset ne Kopshtin Zoologjik te Tiranës. Rreth mesditës, ai është transportuar nga Uleza, ku mbahej për qëllime përfitimi, ne kryeqytet. Kjo fushate e ndërmarre nga Ministria e Mjedisit, synon mbrojtjen e faunës se egër dhe ndëshkimin e personave, qe i zënë dhe keqpërdorin per arsye përfitimi. Arinjtë e murrme, do te qëndrojnë përkohësisht ne Tirane. Pas vaksinimit dhe trajtimit ne Kopshtin Zoologjik, ata do te dërgohen ne qendrën e posaçme për këto kafshe, ne Prishtine. Ndërsa Bashkia e Tiranës synon qe këtë vit, te rikonstruktoje Kopshtin Zoologjik, si dhe te krijoje parkun e ri te aksheve te egra, ne malin e Dajtit. Krahas tre arinjve qe tashme ndodhen ne Kopshtin Zoologjik, edhe 2 te tjerë pritet te vijnë ne Tirane, një nga Bulqiza dhe një nga Fieri. Sipas te dhënave te Ministrisë se Mjedisit, janë rreth 50 kafshe te këtij lloji, qe do te vaksinohen dhe matrikullohen. Arinjtë e murrme nuk mund t’i kthehen me jetës ne natyre, pasi qëndrimi per nje kohe te gjate mbyllur, iu ka humbur reflekset per te jetuar si me pare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *