Subscribe

Sherri i bujshëm mes Princ Lekës dhe Elia Zaharias ka shkaktuar reagime të shumta në rrjete sociale.

Princi dhe Elia të cilët ndodhen në proces divorci kallëzuan ditën e djeshme në polici njëri-tjetrin për dhunë. Pas denoncimit në polici, Elia Zaharia dhe Princ Leka u pajisën me urdhër mbrojtje.

Lexo edhe :

Related Posts

Lidhur me rastin, Fatjon Taipi tha sot në “Vizionin e Pasdites” nën moderimin e Brikena Priftit sot se ngjarja nuk duhet të merrte përmasa të mëdha në media dhe rrjete sociale për shkak të fëmjës së vogël që kanë Elia dhe Leka.

“Më vjen keq që i gjithë diskutimi sillet rreth marrëdhënies së dy ish-partenerëve dhe lënë mënjanë interesin e fëmijës, e cila automatikisht është viktimë e këtij akti që ne pamë në video”, tha psikologu Fatjon Taipi.

Më tej ai tha se në Shqipëri është shumë e rrallë që burrat të pajisen me urdhër mbrojtje. Kjo sipas tij ndodh për shkak të shoqërisë patriarkale, ku burrat duhet të jenë të fortë dhe të vetëmbrohen.

Fatjon Taipi: Është shumë e rrallë që burrat kërkojnë urdhër mbrojtje, për shkak të efektit të patriarkalizmit se burrat janë të fortë. Shumica e Urdhër mbrojtjeve jepen ndaj burrave për mbrojtjen e grave dhe fëmijëve. Nuk kam një info më të thellë për videon dhe konfliktin e mëhershëm..më vjen keq që i gjithë diskutimi sillet rreth marrëdhënies se dy ish partenerevë dhe lënë mënjanë interesin e fëmijës, e cila automatikish bëhet viktimë e këtij akti që ne pamë në video…Format standarte të dhunë në familje janë kur burri ushtron dhunë ndaj gruas dhe fëmijve në 99% të rasteve…shumë rrallë janë rastet kur gratë ushtrojnë dhunë ndaj burrave./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *