Përfaqësuesi i Shoqatës së Operatorëve Turistikë, Besnik Vathi, në një lidhje me Edicionin Qendror të Lajmeve të orës 19:00 në Vizion Plus të moderuar nga Roland Zili, ka përshëndetur nismën e deputetit të PS, Blendi Klosi për shtyrjen me dy vjet të lehtësirave fiskale për hotelet me 4 dhe 5 yje.
Vathi tha se kjo nismë ndihmon industrinë e turizmit pasi paratë që do të përdoreshin për taksa do të riinvestohen në turizëm si dhe do të sillnin më shumë brande ndëkrombëtare në vendin tonë.
Megjithatë Vathi tha se ka nevojë që të ndihmohen edhe bizneset vendase.
Pjesë nga biseda:
Zili: Sa e ndihmon realisht turizmin elitar kjo nismë e deputetit Klosi për lehtësirat fiskale edhe për dy vitet e ardhshme?
Vathi: Çdo lehtësi fiskale që është për industrinë hoteliere, natyrshëm që e ndihmon me qëllim që të riinvestohet fitimi që do të paguhej si taksa, por dhe ëpr të ndihmuar sjelljen dhe tërheqjen e sa më shuëm investitorëve apo hoteleve të brandeve të reja. Unë jam pro çdo lehtësie fiskale në turizëm. Nëse ka vend për kritika është që të zgjerohet më tej dhe për ato hotele të tjera me 4 apo 5 yjë të cilët mund të mos jenë që edhe pse nuk janë brande ndërkombëtare, por një hotel me 4 apo 5 yjë nuk dallon anga ai ndërkombëtar apo vendas, pasi duhet të mbështet edhe krijimi i zinxhirit hotelier vendas.
Zili: Çfarë do të thotë më shumë prania e brandeve ndërkombëtare në Shqipëri?
Vathi: Prania e më shuëm bradeve ndërkombëtare do të thotë të jetë më shumë e promovuar Shqipëria. Marrjen përsipër të sjelljes së klientelës përgjithësisht brandet e kanë më të mundshme, pasi operojnë në shkallën ndërkombëtare, futja e tyre në tregun shqiptar bën të mundshmë që qarkullimi i klientelës që kërkon këto brande të jetë në tregun shqiptar. Natyrshëm që e ndihmon, por edhe favore më të mëdha do të ishin të domosdoshme.
Zili: Si jemi me politikat mbështetëse krahasuar me vendet fqinje?
Vathi: Duhet të kuptojmë që në industrinë e turizmit lufta e konkurencës është e ashpër. Por me të cilët vendet e ndryshme operojnë dhe kanë favore të ndryshme fiskale, apo iniciative apo dhënie parash për ata që sjellin turistë, ne konkurojmë denjësisht, por mos harrojmë që tregu ka zgjidhje dhe forma të ndryshme të cilat edhe na konkurojnë vende të tilla si Maqedonia, Italia, Kroacia, Greqia, Mali i Zi, përdorin shumë edhe favore të tjera nxitëse për rritjen e numrit të turistëve për vendet e tyre.





