Ditën e martë, në datën 2 nëntor, kryeministri Edi Rama niset drejt Serbisë.

Mësohet se në datat 3 dhe 4 nëntorkryeministri Rama do të jetë i pranishëm në Beograd, ku do të zhvillohet takimi i radhës mes tre vendeve që kanë firmosur për iniciativë të ‘Open Balkan’.

Kreu i qeverisë Edi Rama, presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, pritet që të diskutojnë për hapat e radhës për konkretizimin e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave ndërmjet qytetarëve të këtyre shteteve. Takimi do të zhvillohet me dyer të mbyllura e më pas do të ketë një konferencë të përbashkët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *