E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Nisma “Gjej një mjeshtër”/ Denaj: Do vijojmë punën për të nxitur të gjithë zejtarët

Nënshkruhet marrëveshja në funksion të nxitjes së zejtarisë dhe punësimit.

Në firmosjen e kësaj marrëveshjeje mes Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive me Dhomën Kombëtare të Zejtarisë, mori pjesë edhe ministrja e Financave, Anila Denaj, e cila e konsideroi një hap të dobishëm për bashkëpunimin e mëtejshëm.

Denaj siguroi mbështetje për zejtarët e rinj.

“Ne do të vazhdojmë punën tonë për të nxitur të gjithë zejtarët për të vijuar punën e tyre të çmuar, do të vazhdojmë të mbështesim mundësitë për të pasuruar zejtarët e rinj me aftësi, për të trashëguar në të ardhmen zanatin e zejtarëve të sotshëm dhe të djeshëm. Gjithashtu, ne do të punojmë për krijimin e kurikulave për të përmirësuar cilësinë e tyre dhe gjetjen e atyre vlerave profesionale, që i vlejnë tregut të punës, zhvillimit ekonomik dhe ruajtjes së trashëgimisë.”

Ndër të tjera, ministrja nënvizoi se në të gjitha zonat e Shqipërisë do të punohet për modernizimin dhe promovimin e zejtarisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë