Partia Socialiste shprehu edhe një herë mbështetje ndaj sistemit të drejtësisë dhe hetim të çdo zyrtari të lartë. Këtë gjë e bëri të ditur kreu i grupit të PS Taulant Balla, i cili gjatë fjalës së tij në Kuvend foli edhe për nismën e PS për ndryshimin e nenit 242, për të mos pezulluar nga detyra ministrat, presidentin, kryeministrin apo zv.kryeministrin.
Sipas Ballës, qëllimi i kësaj nisme është vetëm ndarja e pushteteve.
“Gjykata Kushtetuese të na vendosë në dispozicion vendimin se çfarë kanë gjetur. Ai ishte një vendim pa vendim. Ju merrni kompetenca që nuk i keni. Ne do i vazhdojmë nismat tona që garamton ndarjen epushteteve. Ëshë e papranueshme që njëpushtet të pezullojë një pushtet tjetër.
Është kjo mazhorancë e cila ka vazhduar dhe ka të njëjtin qëndrim për çështjete që lidhen me drejteësinë.
Në Republikën e Shqipërisë nuk mund të pezullohen autoritetet kushtetuese. Ndërsa e drejta për hetim, është e pakushtëzuar”, tha Balla./vizionplus.tv





