Më 3 nëntor të këtij viti, 224 milionë amerikanë do të votojnë për të zgjedhur kreun e Shtëpisë së Bardhë.

Republikanët edhe pse kanë emëruar tre kandidatë, e kanë bërë të qartë se do të jetë Donald Trump ai që do të garojë sërish për postin e presidentit. Ndërsa demokratët kanë 11 kandidatura, mes tyre emri i Joe Biden dhe Bernie Sanders janë më të përfolurit për tu përballur me Trump.

Këtë të hënë nis një fazë e re e zgjedhjeve presidenciale pasi gjashtë shtete do të votojnë paraprakisht për të zgjedhur kandidatët, emërimi i të cilëve do të bëhet zyrtar në konventat kombëtare të dy partive, në muajt korrik dhe gusht.

Votat e para të zgjedhjeve paraprake të këtij viti do të hidhen në shtetin e Ajoas, një procedurë që aplikohet prej 50 vitesh. Më shumë se një mijë takime organizohen në të njëjtën ditë dhe ndërsa votuesit deklarojne hapur se cilin kandidat presidencial mbështesin.

Gjashtë shtete që do të organizojnë këtë formë zgjedhjesh në vitin 2020 janë Ajova, Nevada, Kentaki, Havai, Dakota e Veriut dhe Uajoming.

Rezultatet e këtyre zgjedhjeve janë një test i rëndësishëm I fushatës elektorale dhe mbështetjes që ka siguruar secili nga kandidatët. Sigurisht vëmendja përqëndrohet tek demokratët pasi presidenti Donald Trump e ka pothuajse të siguruar emërimin e republikanëve në kuvendin e partisë në gusht.

Ndërsa më 3 Mars 2020, e njohur si Super e Marta, 14 shtete do të mbajnë zgjedhjet paraprake, përfshirë dy shtetet më të populluara të Amerikës, Kalifornia dhe Teksasi. Rreth 30 për qind e delegatëve për secilin kuvend të partive përcaktohen në këtë ditë. Zgjedhjet paraprake vazhdojnë deri në javën e parë të qershorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *