Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
13 August 2026
Vizion fokus

Dita e 75 e protestës, pas fjalimeve në Bulevard...

Hegseth: SHBA mund ta mbajë bllokadën e porteve iraniane...

Dy motrat humbin jetën tragjikisht në Lushnjë, policia jep...

Situata e zjarreve në vend, Minsitria e Mbrojtjes jep...

Zjarr në masivin pyjor në Labinot Mal, zjarrfikësit vënë...

Angli/ Zjarri masiv në Stourbridge, shkrumbohen 6 shtëpi

Tragjedi në Lushnjë/ Makina përfundon në kanalin vaditës, humbin...

Merr zjarr pylli me pisha në Peshtan të Fierit

Vlahoviç largohet nga Juventusi, firmos me klubin Beshiktashin

Suedia ul moshën e përgjegjësisë penale në 14 vjeç

Nisin universitetet, Nikolla: Nga 103 programe të reja, 49 janë dy-vjeçare profesionale

15 Tetor 20:24

Këtë të hënë rreth 83 mijë studentë kanë nisur vitin e ri akademik 2018-2019 në Shqipëri. Ndërkohe sipas informacioneve bëhet me dije se ende nuk janë plotësuar kuotat nëpër universitete. Nga e gjithë kjo vlen të theksohet fakti se rreth 22 mijë studente ulen për herë të parë në auditore ndërkohë që 10 mijë pedagogë të jashtëm dhe të brendshëm kanë nisur gjithashtu punën në universitete.

 

Për të folur më shumë mbi nisjen e procesit mësimor në universitete, në studion e edicionit qëndror të lajmeve në Vizion Plus ka qenë Ministrja e  Arsimit Lindita Nikolla.

 

Ministrja në fjalën e saj ka dhënë detaje mbi programet që rrezikojnë të mbyllen dhe programet e reja që janë hapur për tu ardhë në ndihmë të gjithë të rinjve.

 

“Është e vërtetë se 17 programe rrezikojnë të mbyllen, sepse për  të mbyllur një program ligji parashef që në dy vite të njëpasnjëshme ai nuk ka student, por njëkohesisht janë 103 programe të reja të hapura nga të cilat  49 janë programe dy-vjeçare profesionale dhe vetëm në programet dy vjeçare profesionale kemi sot të regjistruar rreth 1400 studentë.”

 

Zonja ministre, sot nisi viti akademik ne universitetet e vendit. Krahas programeve te reja te studimit, a ka degë që janë mbyllur, një shqetësim që është bërë present dhe nga opozita?

Faleminderit që bëni present dhe shqetësimin e opozitës duhet thënë se është e vërtetë se janë 17 programe që rrezikojnë të mbyllen, sepse për  të mbyllur një program ligji parashef që në dy vite të njëpasnjëshme ai nuk ka student, por njëkohesisht janë 103 programe të reja të hapura nga të cilat  49 janë programe dy-vjeçare profesionale dhe vetëm në programet dy vjeçare profesionale kemi sot të regjistruar rreth 1400 studentë. Ky është  një lajm i mirë jo vetëm për sistemin tonë arsimor por për të gjithë tregun e punës, falë edhe angazhimit të institucioneve të arsimit të lartë që iu përgjigjën nga Ministria e Arsimit pikërisht për të mundësuar programe të tilla dy vjeçare, duke përfshirë universitetet publike dhe private. Një nxënës që nuk është i talentuar dhe e ka të pamundur të bëhet  mjek, arkitekt, mësues etj, ne kemi detyrimin që tu krijojmë mundësinë për tu aftësuar në programe të tilla në mënyrë që ai të realizohet dhe të ketë sukses në tregun e punës. Ishte një lajm i mirë, i cili do të thellohet edhe më shumë në vitet që vijnë më shumë sesa investohesh në një program studimi që nuk ke aftësinë dhe harxhon kohë dhe buxhet nga familja, besoj se është më mirë të aftësohesh në një program që e kërkon tregu dhe ti e realizon në mënyrën më  maksimale investimin tënd dhe të familjes.

 

Si do të vijojë procesi i akreditimit për universitetet që morën vlerësim minimal, përfshi këtu edhe universitetin më të madh, atë të Tiranës?

Viti i kaluar akademik filloi me një situatë të re për të gjithë insitucionet e arsimit të lartë në vendin tonë ishte procesi i akreditimit që nuk u bë nga agjensia jonë por nga një agjensi lidere enkas, agjensi britanike dhe ku rezultoi me kohëzgjatje të ndryshme, për të gjithë institucionet dhe besoj se opinioni publik është i qartë dhe që do të thotë se realizimi nga aktorët dhe nga të gjithë strukturat e arsimit të lartë tre komandimet e lënë në raportet specifike për secilin institucion riakreditimi periodik. Universiteti i Tiranës përkon me fundin e periudhës së lënë në akreditimin e parë unë e bëra me dije sot gjatë takimit në universitetin e Tiranës në Fakultetin e Histori- Filologjisë, ka përfunduar procesi i vlerësimit se sad he se si janë realizuar rekomandimet ka dhe një raport, i cili është monitoruar dhe draftuar edhe me praninë e ekspertëve britanike, presin vendimin  në bordin e akreditimit, në cilësinë e ministres kamë ndjekur me shume shqetësim, seriozitet të gjithë këtë ecuri sepse universiteti i Tiranës është më i madhi por besoj edhe pjesa identitare në atë që është arsimi i lartë shqiptar. Besoj se do të kemi një situatë të përmirësuar sepse specialistët e agjensisë së akreditimit dhe sigurimit të cilësisë raportojnë se ka pasur një komunikim dhe ndërveprim krejt tjetër ashtu sikurse edhe raportim të realizimit të rekomandimeve të lëna.

 

 Nga studimi që ministria ka  bërë në terren është konstatuar një nivel thuajse “analfabetizmi” i nxënësve që mësonin në këto klasa. Çfarë do të bëni për ndryshimin e situatës ?

Ju falenderoj, se i gjithë aksioni jonë për klasat kolektive është përjetuar sikur nuk ka më klasa kolektive në vend nuk është kështu, është vetëm hapi i parë por ju keni të drejtë se në të gjithë këto vite nuk është foluar asnjëherë për to dhe pse ato kanë qenë prezente në sistemin tonë arsimor. Është viti i parë që ne e adresojmë këtë problem shqetësuar në sistemin tonë arsimor. Këto janë nxënës që nuk mund të sigurojnë as cilësinë e dijes dhe as nuk mund të socializohen me shokët e klasës dhe të shkollës. Klasat  kolektive nuk janë tipar vetëm në sistemin tonë arsimor, duhet theksuar se ka edhe në Francë, ka edhe në Portugali, por ajo që ne adresojmë është marrja e këtyre modeleve më të mira rezultoi ky vit me hapin e parë që rezultoi me mbylljen e rreth 348 klasave kolektive  duke transportuar nxënësit në shkolla të tjera dhe duke mundësuar që ato të vijojnë studimin në klasa normale. Përsa i përket testimit që prap ministria e Arsimit e ka realizuar në muajin tetor vitin e shkuar, ne kemi bërë një test për gjuhën dhe leximin për 33 mijë nxënës që studionin në  klasa kolektive, ka rezultuar jo siç e thoni ju porn ë një masë deri në 6-7 mijë jot ë gjithë analfabetë por me vështirësi të caktuara duke u ndarë në fasha. Kemi realizuar një program ekstra vetëm me këta nxënës duke trajnuar më parë 1300 mësues që punonin me ta për ti nxjerrë nga prapambetja dhe shumë shpejt do të kemi matjen e dytë për tja bërë publike opinionit.

 

Posted Under:
Intervista e ditës
Tagged:
Dege Nikolla Profesion Universitet

Nga e njëjta kategori

Arjan Harxhi: Vaksina e tuberkulozit, mund të ketë një lidhje shkaksore por që duhet hetuar

më shumë...

Covid-19 gjunjëzon Italinë, flet Gianni De Biasi: Nuk takoj dot mamin dhe vëllain, flas shpesh në telefon me Dukën

më shumë...

“Anti-shpifja”/ Boçi: Komisioni i Venecias nuk do ta aprovojë miratimin e ligjit

më shumë...

Deputetja Bushka: Amnistia e fokusuar te grupet që kanë rrezikshmëri të ulët shoqërore

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

9:33

Dita e 75 e protestës, pas fjalimeve...

9:31

Hegseth: SHBA mund ta mbajë bllokadën e...

9:30

Ja pse ktheheni nga pushimet të lodhur

9:10

Dy motrat humbin jetën tragjikisht në Lushnjë,...

8:56

Situata e zjarreve në vend, Minsitria e...

8:53

Zjarr në masivin pyjor në Labinot Mal,...

8:48

Angli/ Zjarri masiv në Stourbridge, shkrumbohen 6...

8:29

Tragjedi në Lushnjë/ Makina përfundon në kanalin...

8:18

Merr zjarr pylli me pisha në Peshtan...

8:06

Vlahoviç largohet nga Juventusi, firmos me klubin...

8:03

Suedia ul moshën e përgjegjësisë penale në...

7:23

Shkeli perimetrin e sigurë dhe rrezikoi jetën...

7:20

Krem apo sprej kundër diellit? Ja cili...

7:03

Europa po digjet nga zjarret, Spanja dhe...

6:47

Situata me zjarret në vend, Ministria e...

6:41

Sherr me thika mes burrit dhe gruas...

6:31

Pse kafeja shoqërohet me një gotë ujë?...

6:28

Pamje magjike në malin Etna pas vullkanit,...

6:12

Aksident në Lushnjë, humb jetën 82-vjeçari

5:58

LDK heq dorë nga Presidenti, Abdixhiku: Votojmë...

Më të klikuarat

  • E trishtë! Ish-legjenda e Flamurtarit gjendet i vdekur në ba...
  • Merr fund java e “Ferrit”, nga nesër nis ulja e temperaturav...
  • “Urgjent drejt Tiranës”, situata në Priskë alarmante, thirrr...
  • “Nuk ndihem mirë”, ndërron jetë në moshën 64-vjeçare ish-kry...
  • Rama pas deklaratës së Zelenskyt për Kosovën: Ukraina gabon...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.