Subscribe

Këtë të hënë do të nisin testet e shpejta për të infektuarit me COVID-19.

 

Përveç testeve me metodën PCR, mjekët do të kenë mundësinë të kryejnë edhe testet e antigenit, që mundëson një përgjigje brenda 30 minutash, nëse je apo jo i infektuar.

 

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha në rrjetet sociale se së shpejti do të hapen pika për testimin me rezervim pranë mjekut të familjes.

 

“🧬🧪 Nga sot ekipet e epidemiologëve të terrenit do të kryejnë edhe testet e shpejta, përveç testimit me metodënd PCR, duke rritur aksesin për qytetarët për testimin në #kohë dhe të #sigurt ✅ 🟢 100,000 teste të shpejta të siguruara dhe do të vijojmë të rrisim kapacitetet me të dy metodat e testimit. 🏥 👩🏻‍⚕️ Së shpejti, hapen disa pika në Tiranë dhe në qytetet e tjera për testimin me rezervim pranë mjekut të familjes.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *