Subscribe

Dy emisione i shtohen nga e hëna programacionit të larmishëm të Vizion Plus në këtë sezon të ri.

 

Në orën 15 e 30 për të gjithë të rinjtë rinis Next me një sezon plot risi e surpriza, i cili do të vazhdojë traditën tashmë prej një dekade për të argëtuar dhe informuar rreth  teknologjisë, show bizit, kinemasë e të tjera.

 

Këtë radhë në krah te Elvi Nuhut do të jetë bukuroshja Greta Allushi. Ata do t’ju shoqërojnë pasditeve nga e hëna në të premte.

 

Pas një pranie të gjatë në ekran me emisionin e mëngjesit, Pranvera Borakaj këtë sezon vjen me një projekt te ri televiziv, një talk- show në mbrëmje, i cili ngre pyetjen e rëndësishme: “ Quo Vadis” Ku po shkojmë?

 

Këtë sezon autoren dhe ish-moderatoren e “7 pa 5”  do ta shohim në prime time- çdo të hënë  në orën 21:00, ku ngjarjet e rëndësishme të politikës dhe aktualitetit do të vijnë përmes aktorëve politik si dhe zërit të qytetarëve me insertet dhe intervistat e përgatitura, duke sjellë më pranë publikut dimensionin njerëzor.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *