Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani ka mandat deri në muajin maj ndërsa më 5 prill duhet të nisë procedura për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.

Në këtë drejtim, Partia e Albin Kurtit shprehet e bindur se subjektet e tjera parlamentare nuk do të bëhen pengesë për formimin e institucioneve, raporton Vizion Plus.

 

PERPARIM KRYEZIU

ZEDHENES, LVV

“Besoj që PDK-LDK-AAK e kanë kuptuar edhe rezultatin, edhe nevojën për reformë të brendshme për diskutim që shkakton një reformim të brendshëm. Për këtë besoj se ata nuk do të paraqesin asnjë pengesë për formimin e institucioneve, pasi ndonëse mund të tingëllojë paradokse, është për të mirën e tyre”.

 

Por Partia Demokratike e Kosovës tregohet e prerë në qëndrimin për të mos e votuar Vjosa Osmanin si presidente.

 

AVNI BYTYÇI

ZEDHENES, PDK

“Nuk besoj që Partia Demokratike e Kosovës është votuar nga mijëra qytetarë që të jetë patericë e partive tjera të cilat kanë tuar këto zgjedhje dhe po tregohen të paaftë për të zgjidhur këtë çështje. Ne jemi parti opozitare, si e tillë do të sillemi edhe në Kuvend…Partia Demokratike e Kosovës nuk ka votë për zonjën Osmani si president.”

 

Ndërkohë ish bashkëpartiakët e Vjosa Osmanit, në Lidhjen Demokratike të Kosovës shprehen në mëdyshje për vendimmarrjen që do të kenë në zgjedhjen e presidentit.

 

NASER RUGOVA

LDK

“Këtë vendim duhet ta marrin kryetari dhe kryesia e re e partisë dhe jo kjo kryesi në ikje që na solli këtë debakël zgjedhor. Tjetra duhet ta vlerësojmë edhe vullnetin e deputetëve. Cila kryesi në një parti të tillë i detyron deputetët të marrin vendime këndej ose andej. Pse mos ta bëjnë kuorumin. Tek e fundit e kanë fituar garën dhe ne i kemi humbur zgjedhjet”.

 

Dy kandidatët që janë deklaruar zyrtarisht në garën për të kryesuar presidencën janë Vjosa Osmani dhe kryetari i alencës për ardhmërinë e ksoovës, Ramush Haradinaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *