Subscribe

Një ditë pasi administrata tatimore lajmëroi nisjen e aksionin ne sektorin e hidrokarbureve numri 2 i qeverise  Erion Brace ka preferuar te shohë nga afër kontrollet.

 

Braçe ngriti shqetësimin për nivelin e lartë të evazionit fiskal në këtë sektor.

 

25 ditët e shkuara është bërë një kontroll në tregun e karburanteve dhe për fat të keq kemi gjetur edhe veprimtari kriminal. Dy ditët e shkuara janë vënë në pranga persona që manipulonin kasat fiskal duke i kaluar në regjim manual. Ne i kemi kaluar në regjim automatik që të mos ketë asnjë mundësi për t’u kthyer pas. Ky proces do të zhvillohet me çdo pompë. Ato do të kenë regjim automatik pa mundësi për të kryer shkelje. Dje është mbyllur aktiviteti i një sipërmarrje të madhe në mes të Tiranës sepse për herë të dytë u gjet pa kuponë tatimorë në tavolina. Buxheti i shtetit do të marrë ato të ardhura që i takon.

 

Zëvendëskryeministri siguroi se nuk do të jetë asnjë tolerim për asnjë lloj subjekti që kapet me shkelje.

 

Të jenë në rregull me ligjin, të mos i bien telefonit të kurrkujt nëse nuk janë në rregull me ligjin. Nuk i hapet telefoni, nuk e ndihmon dikush nëse deri në momentin që do te kthehet ne ligjshmëri dhe do te legalizoje çdo transaksion që behet.

 

Brace u shpreh i sigurt se aksioni kundër informalitetit do të japë rezultate konkrete dhe do të rrisë arkëtimin e të ardhura. Kontrollet e administratës tatimore do të shtrihen gjatë muajit gusht në të gjitha pikat e tregtimit të karburanteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *